Biznes

Microsoft prezanton finalistët për shpërblimin Partneri i Vitit 2012

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton finalistët për shpërblimin Partneri i Vitit 2012

Ky shpërblim që jipet çdo vit nga kompania me seli në Redmond, vlerëson kreativitetin e partnerëve të saj në ofrimin e zgjidhjeve për sfidat teknologjike të konsumatorëve në veçanti dhe të biznesit në përgjithësi.

Korporata Microsoft ka prezantuar finalistët për shpërblimin Microsoft Partner of the Year Awards për vitin 2012. Shpërblimet vjetore nderojnë partnerët e Microsoftit për ofrimin e zgjidhjeve inovative gjatë vitit paraprak që në mënyrë direkte adresojnë sfidat e konsumatorëve.

Finalistët e shpërblimit, të përzgjedhur nga kompanitë nga e mbarë bota, do të prezantohen në ngjarjen vjetore të kompanisë Microsoft Worldwide Partner Conference, që do të mbahet nga 8 deri më 12 korrik në Toronto të Kanadasë.

Për këtë shpërblim prestigjioz janë pranuar gjithsejt 3000 nominime nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës; finalistët për këtë shpërblim janë përzgjedhur sipas angazhimit të tyre ndaj konsumatorëve, dhe sipas përdorimit të teknologjive të Microsoftit dhe ndikimit të tyre në treg.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë të punojmë me partnerët më të mirë që vazhdojnë të sjellin vlera dhe inovacione të jashtëzakonshme jo vetëm për kompanitë që u shërbejnë, por për tërë tregun,” deklaroi Jon Roskill, zv.president i Worldwide Partner Group, në Microsoft. Për të parë listen e plotë të finalistëve për këtë shpërblim, klikoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>