Harduer

Microsoft prezanton konsolën Scorpio më 11 Qershor

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
Sot kemi një datë ekzakte: Microsoft prezanton konsolën e re më 11 Qershor në Konferencën E3 në Los Angeles. Microsoft prezanton konsolën Scorpio më 11 Qershor Photo Source: IDG

Duke pasur parasysh informacionet e shumta që u publikuan ditët e fundit rreth konsolës së ardhshme të Microsoft me emrin e koduar Projekti Scorpio, një gjë ishte e qartë: produkti është shumë pranë debutimit.

Sot kemi një datë ekzakte: Microsoft prezanton konsolën e re më 11 Qershor në Konferencën E3 në Los Angeles.

“Jemi të emocionuar për debutimin e Projektit Scorpio muajin e ardhshëm në Konferencën E3,” u shpreh Phil Spencer i Microsoft.

Konsolat do të jetë më e fuqishmja ne treg kur të zyrtarizohet: tetë bërthama 2.3Ghz nga AMD, 40 njësi grafike Radeon me frekuencë 1.17 Ghz, 12GB RAM GDDR5 dhe 1 Terabajt hardisk.

Scorpio do të përfitojë gjithashtu nga avantazhet e teknologjisë AMD FreeSync. Ditën e djeshme sajti Gamasutra prezantoi një foto të një produkti eksperimental që mendohet të jetë Projekti Scorpio. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>