Harduer

Microsoft prezanton një tjetër smartfon buxhetor Windows Phone, Nokia Lumia 530

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton një tjetër smartfon buxhetor Windows Phone, Nokia Lumia 530

gsmarena_001 (1)Microsoft prezantoi zyrtarisht smarfonin e radhës buxhetor, Nokia Lumia 530. Ky smartfon vjen në dy variante me një kartë dhe dy karta dhe do të jetë i disponueshëm në dyqanet në mbarë Evropën që nga muaji gusht, ku do të kushtojë 85 Euro (115 $) pa taksa. Telefoni ka një ekran 4 inç me rezolucion 854 x 480 dhe është i njëjti ekran që ndodhet tek Nokia Lumia 520 me një raport 16:9. Ekrani nuk ka teknologjinë ClearBlack.

Smartfoni fuqizohet nga një çip Snapdragon 200 me një proçesor Quad Core 1.2 Ghz Cortex-A7 dhe kartë grafike Adreno 302. Ky proçesor i ri është më i shpejtë sesa modeli i vjetër 1 Ghz Krait, por me një kartë grafike më të ngadaltë se Adreno 305. Telefoni ka 512 MB RAM, ngjashëm me Lumia 630. Nokia Lumia 530 do të vijë me Windows Phone 8.1 dhe lajmi i mirë është se ka të përfshirë aplikacioni për navigimin Nokia Drive+. Gjithsesi hapësira për ruajtjen e të dhënave qëndron në 4 GB. Ju do të keni mundësi të kaloni aplikacionet tuja në kartën microSD.

Kamera mbetet po e njëjta me një sensor ¼ dhe rezolucion 5 Megapixel, por me një fokus fiks. Kamera mund të regjistrojë video 480p një hap pas ky në krahasim me Lumia 520 që regjistronte video 720p. Nokia Lumia 530 përdor të njëjtën bateri me kapacitet 1430 mAh. Përmasat e smartfonit janë 119 x 62.3 x 11.7 mm. Bateria mund të zgjasë deri në 13.4 orë thirrje në rrjetet 2G dhe 10 orë në rrjetet 3G. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>