Lajmet

Microsoft prezanton SkyDrive SDK për .NET dhe Windows Phone 8

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton SkyDrive SDK për .NET dhe Windows Phone 8

Pas prezantimit të API-së së re (ndërfaqes programuese të aplikacionit) vitin e kaluar, Microsoft-i ka lançuar SkyDrive SDK (mjetet e zhvillimit të sistemit) pothuajse për çdo platformë të rëndësishme, përfshi Windows 8, JavaScript Web library, Android dhe iOS.

Tashmë, shërbimi në cloud do të ofrojë më tepër nga Microsoft me SDK-të e reja për .NET dhe sigurisht, Windows Phone 8.

Për të tërhequr edhe më shumë zhvillues në anën e vet, skuadra e SkyDrive u integrua edhe me shërbime si IFTTT (If This Then That), e cila ju lejon të përshtasni sipas dëshirave tuaja “action triggers”-at midis shërbimeve të ndryshme ueb, DocuSign, një faqe firmash elektronike dhe SoundGecko, një shërbim që transkripton tekstin në audio.

Ndoshta do të duhet shumë punë për SkyDrive në mënyrë që të fitojë adhurues duke u krahasuar me Dropbox dhe Box.net, por hapja e dyerve për zhvilluesit është një hap i duhur në këtë drejtim. (PCWorld Albanian)

Tags >

skydrive
Lajmet e fundit>