Harduer

Microsoft prezanton Surface 2 dhe Surface Pro 2

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton Surface 2 dhe Surface Pro 2

v2_Surface_Family1-786x305Microsoft sapo ka lançuar gjeneratën e re të pajisjeve hibride laptop/tablet Microsoft Surface 2 dhe Microsoft Surface Pro 2.

Është vëne re se pajisjet kanë një përmirësim të konsiderueshëm të harduerit që reflekton edhe njëherë fokusin më të ri të Microsoft-it si një kompani harduerësh.

Tek Surface Pro 2 vlen të përmendet më tepër se shpejtësia e kësaj pajisjeje është rreth 95% më e madhe se gjithë laptopëve të tjerë të disponueshëm. Ky hibrid ka një rritje të performancës së grafikës me 50% dhe një përmirësim të performancës në përgjithësi me 20%.

Një ndryshim i rëndësishëm fizik ka të bëjë me pozicionimin e ekranit në dy kënde të ndryshme për të qenë fleksibël ndaj përdoruesve të ndryshëm. Surface Pro ka një arkitekturë Haswell dhe vlen të përmendet që jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar me 75%. Mbulesa e tastierës e ashtuquajtur “Power Cover ” ndikon në karikimin e pajisjes kur ajo është në përdorim e sipër.

Suface 2 është më i hollë, më i lehtë dhe ofrohet në ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Edhe kjo pajisje suporton pozicionimin e ekranit në dy pozicione të ndryshme, ka një ekran full HD dhe ka një jetëgjatësi baterie të përmirësuar me 25%.

Kamerës së pajisjes i është shtuar një sensor i ri që ndikon në përmirësimin e ndriçimit sidomos gjatë bisedave në Skype. Kushdo që blen Surface 2 përfton 1 vit abonim për telefonatat ndërkombëtare në Skype dhe një hapësirë prej 200 GB në SkyDrive. Tastiera e re ka disa sensorë të cilët lejojnë shkrim më të shpejtë, më pak gabime si dhe parashikim të fjalëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>