Harduer

Microsoft prezanton Surface Pro 3, çmimet fillojnë nga 799 $

May 21 2014
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton Surface Pro 3, çmimet fillojnë nga 799 $

P1330993Në eventin të ashtuquajtur “i vogël” i mbajtur në New York, kompania Microsoft prezantoi gjeneratën e re të tabletëve të saj atë Surface Pro 3. Pajisja ka një ekran 12 inç me një rezolucion 2160 x 1440 pixels si dhe me mbështetje për ekrane 4K. Çmimet e Surface Pro 3 fillojnë nga 799 dollarë dhe do të jetë i disponueshëm për tu porositur që nga dita e nesërme, ndërsa dërgesat do të fillojnë më datë 20 qershor. Gjithashtu juve do t’ju duhet të paguani edh 130 dollarë ekstra nëse doni të merrni tastierën karakteristike të modeleve Surface Pro që do të thotë se alternativa më e lirë e linjës së tabletëve të rinj të Microsoft do të fillojë nga 929 dollar.

Lista e plotë e çmimeve është kjo:

– Intel Core i3, 64 GB dhe 4GB RAM për 799 $

– Intel Core i5, 128 GB dhe 4GB RAM për 999 $

– Intel Core i5, 256 GB dhe 8GB RAM për 1,299 $

– Intel Core i7, 256 GB dhe 8GB RAM për 1,549 $

– Intel Core i7, 512 GB dhe 8GB RAM për $

Përveç madhësisë, Surface Pro 3 është vetëm 9.1 mm i trashë dhe peshon vetëm 800 gram. Ashtu si çdo pajisje Surface, edhe kjo ka veçorinë Multi Position si dhe mundësinë për të përdorur një laps për prekje. Ky laps është një pjesë e rëndësishme e pajisjes. Kur prek ekranin, pajisja ndizet menjëherë dhe lançon aplikacionin OneNote. Gjithashtu po të bëni një klik të dyfishtë mbi ekran me këtë laps kur aplikacioni i kamerës është i hapur ju do të kapni imazhe dhe ju bën të mundur edhe ti shkruani në dokumentet OneNote.

Kjo pajisje fuqizohet nga proçesorët Intel Core i3, i5, ose i7, dhe varet nga konfigurimi që ju kërkoni. Microsoft thotë se kjo është pajisja më e hollë në botë që fuqizohet nga proçesorët Intel Core të prodhuar ndonjëherë. “Ne duam të ndërtojmë eksperienca që sjellin së bashku të gjitha aftësitë e kompanisë sonë”, tha CEO i Microsoft Satya Nadella gjatë zbulimit të pajisjes. “Dita e sotme është një arritje e rëndësishme në udhëtimin tonë. Fillon me ëndërrimin e të pamundurës. A mund të ndërtojmë ne një pajisje që ofron më të mirën e një laptopi dhe tableti në një pajisje të vetme?”

Qartësisht, Microsoft mendon se e ka arritur këtë qëllim. Ose ta paktën ata po mundohen ti afrohen çdo ditë e më shumë këtë qëllimi. Panos Panay, Zv Presidenti i produkteve Surface tek Microsoft tha se ne kemi menduar gjatë sesi një konsumator ditët e sotme do të blinte edhe një laptop edhe një tablet. Ky është një konflikt që çdokush has me të nëse duhet të blejnë një tablet apo një laptop. “Sot ne po fokusohemi për ta ç’rrënjosur këtë konflikt”, deklaroi Panay.

Duhet vënë në dukje se Microsoft zbuloi Surface 2 dhe Surface Pro 2 vetëm tetë muaj më parë. Atë kohë, çmimi i Surface u reduktua në 449 dollarë, ndërsa Surface Pro mbeti në 899 $. Ditën e sotme çmimi Surface Pro u reduktua edhe me 100 dollarë të tjera. Por akoma mbetet një pajisje mjaft e shtrenjtë, sidomos kur ju filloni të shtoni aksesorë të tjerë shtesë të domosdoshëm. Kjo pajisje nuk është as një tablet, por asnjë laptop, i përfshin të dyja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>