Harduer

Microsoft prezanton tabletin buxhetor Surface Go me kosto 399 dollarë

Jul 10 2018
0 Shpërndarje
Surface Go nuk sjell më vete ndryshime në filozofinë e dizajnit të Microsoft. Ka ekran me raport 3:2 me rezolucion 1800x1200 piksel, kamër frontale dhe portën Surface Connector për karikimin e tabletit dhe lidhjen me dokun e desktopit. Microsoft prezanton tabletin buxhetor Surface Go me kosto 399 dollarë

Përfolur prej disa ditësh, tableti Surface buxhetor tashmë është një realitet. I quajtur Surface Go, tableti ka ekran 10-inç, Windows 10 dhe dizajn të ngjashëm me Surface Pro.

Çmim i tij fillon nga 399 dollarë dhe del në shitje në muajin Gusht pavarësisht se porositë nisin nga dita e sotme.

Surface Go nuk sjell më vete ndryshime në filozofinë e dizajnit të Microsoft. Ka ekran me raport 3:2 me rezolucion 1800×1200 piksel, kamër frontale dhe portën Surface Connector për karikimin e tabletit dhe lidhjen me dokun e desktopit.

Microsoft ka shtuar një portë USB-C 3.1. Ekrani me prekje do të japë kontributin e vet në produktivitet.

Surface Go peshon 521 gram.

Çmimet:

  • 4GB RAM, 64GB memorie, Wi-Fi: 399 dollarë
  • 8GB RAM, 128GB SSD, Wi-Fi: 549 dollarë

Surface Go fuqizohet nga procesori Pentium Gold 4415Y. Me dy bërthama, ky procesor i përket gjeneratës së shtatë. Microsoft thotë se ka zgjedhur këtë procesor si idealin mes performancës, jetëgjatësisë së baterisë dhe ajrimit.

Fillimisht del në shitje vetëm një model Wi-Fi ndërsa janë planifikuar edhe modele LTE në fund të vitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>