Lajmet

Microsoft pritet të bashkojë Windows Live Messenger me Skype

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Microsoft pritet të bashkojë Windows Live Messenger me Skype

Microsoft-i është duke larguar shërbimin e vet për biseda, Windows Live Messenger, duke e përqendruar vëmendjen në funksionime të ngjashme në Skype, thotë një raport i ri.

Ndryshimi mund të ndodhë mbase edhe javën e ardhshme. Duke cituar “disa burime”, The Verge raporton që Microsoft-i është duke planifikuar që të ndërlidhë Windows Live Messenger në Skype në muajt e ardhshëm dhe pastaj të largojë Messengerin.

Në anën tjetër, bashkimi i dy sistemeve tashmë ka ndodhur. Skype tani përdor një pjesë të sistemit të Windows Live Messenger për të bërë dhe marrë thirrje (sidoqoftë, vetë thirrjet përdorin sistemin peer-to-peer të Skype).

Skype po ashtu përdor sistemet e Messengerit për rreth 80% të porosive të shkëmbyera në shërbim, thotë raporti.

Një bashkim i tillë është në përputhje me strategjinë e gjerë të Microsoftit, të konsolidimit të shërbimeve nën një ID të vetme për përdoruesit.

Microsoft-i ka lëshuar aplikacione të reja të Skype për Windows 8 dhe Windows Phone 8 dhe një klient të ri për Windows 7 dhe Mac, duke e bërë të qartë që Skype është përqendrimi primar i ndërmarrjes si një shërbim i përgjithshëm për komunikimin e konsumatorëve.

Çfarë do të ju mungonte nga Windows Live Messenger nëse Microsoft e largon atë? (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>