Biznes

Microsoft pritet të blejë Mojang, krijuesin e Minecraft për 2 miliardë $

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
Microsoft pritet të blejë Mojang, krijuesin e Minecraft për 2 miliardë $

minecraft3-100371551-largeKohët e fundit mesa duket është kthyer në një tendencë që korporatat e mëdha teknologjike të shtojnë biznesin e tyre me firma të tjera më të vogla. Për shembull Oculus ju shit Facebook-ut, Amazon bleu Twitch dhe një raport i ri në WallStreet pohon se Microsoft është në fazat finale të blerjes së zhvilluesit të Minecraft, Mojang për një shumë prej 2 miliardë dollarë ose më shumë.

Marrëveshja pritet të firmoset javën e ardhshme. Microsoft refuzoi të komentonte rreth kësaj, por kjo marrëveshje ka kuptim duke u bazuar tek perspektivat e mëparshme të Microsoft. Muajt e fundit kompania ka marrë disa strategji tepër kundërshtuese kundrejt Xbox.

Krijimi i Mojang ka qenë shumë i suksesshëm, ai ka shitur rreth 54 milionë kopje dhe ka arritur të fitojë simpatinë e fansave të moshave të ndryshme. Minecraft i ka shtuar linjat me lodrat, rrobat apo aksesorë të tjerë. Duket sikur kjo kompani po futet në një periudhë të re tepër të suksesshme.

Nga ana tjetër krijuesi i saj është shprehur në Twitter se donte të ishte i pavarur pavarësisht se 2 miliard dollarë vërtet janë shumë. Por sipas Bloomberg ai ishte ai që e inicioi këtë marrëveshje. Na mbetet veç të presim e të shohim nëse këto thashetheme janë të vërteta apo jo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>