Harduer

Microsoft pritet të prezantojë Lumia 730 dhe Lumia 830 në eventin IFA

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Microsoft pritet të prezantojë Lumia 730 dhe Lumia 830 në eventin IFA

gsmarena_001Teksa i afrohemi muajit shtator, më shumë prodhues smartfonësh po njoftojnë rreth eventeve të tyre IFA. Pasi Samsung dhe Sony lajmëruan se do të sillnin produkte të reja më 3 shtator, tashmë është radha e divizionit të pajisjeve mobile të Microsoft të bëjë të njëjtën gjë. Kompania ka filluar të dërgojë ftesën e paraqitur në imazhin më poshtë për eventin e datës 4 shtator në shfaqjen IFA.

Germa “O” në fjalën “more” është zëvendësuar nga një modul kamere të Nokia Lumia 830 që e kemi parë në një informacion të rrjedhur kohë më parë, dhe me shumë mundësi ky do të jetë telefoni që do të zbulohet në këtë event.

Gjithashtu njgjyra portokalli e sfondit të ftesës është po e njëjta që kemi parë në një imazh të rrjedhur të Lumia 730, dhe besojmë se edhe ky smartfon gjithashtu do të zbulohet në të njëjtën kohë. Lumia 830 thuhet se do të karakterizohet nga një kamerë 13 Megapixel PureView, ndërsa çdo gjë tjetër mbetet një mister.

Por gjërat janë më të qarta kur flitet për Lumia 730, e cila do të ketë një ekran 4.7 inç 720p, kamerë të pasme 6.5 Megapixel dhe frontale 5 Megapixel së bashku me një proçesor Quad Core 1.2 Ghz. Smartfoni do të ketë një bord 1 GB RAM, 8 GB hapësirë të dhënash si dhe bateri 2000 mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>