Lajmet

Microsoft privon 40% të telefonëve Windows nga Përditësimi i Krijuesve

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Sipas një raporti nga AdDuplex, rrjeti i reklamave në pajisjet Windows, zbuloi se katër nga 10 telefonët Windows më të përdorur nuk do të lejohen të marrin përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës. Microsoft privon 40% të telefonëve Windows nga Përditësimi i Krijuesve Photo Source: IDG

Jo vetëm që ishte një përditësim gjysmak, por Përditësimi i Krijuesve për Windows 10 Mobile nuk u dha as shansin më të vogël disa telefonëve Lumia.

Sipas një raporti nga AdDuplex, rrjeti i reklamave në pajisjet Windows, zbuloi se katër nga 10 telefonët Windows më të përdorur nuk do të lejohen të marrin përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës.

Me pak fjalë afro 40% e telefonëve Windows që përdoruesit kanë në duar sapo u braktisën nga Microsoft. Vetëm 13 telefonë do të marrin përditësimin: Lumia 550, 640, 640XL, 650, 950, 950XL, Alcatel IDOL 4S, OneTouch Fierco XL, HP Elite X3 dhe disa modele të tjera më pak të njohura.

Për fat jo të mirë shumë telefonë popullorë nuk mund të përditësohen. Mund të përmendim Lumia 535, një prej telefonëve më të suksesshëm të Microsoft, Lumia 830, Lumia 730 dhe Lumia 540. Madje edhe Acer Liquid Jade Primo së bashku me Lumia 1520 nuk do të marrin përditësim.

Megjithatë edhe pse telefonët nuk mbështeten më, ekziston një mënyrë për të shkarkuar përditësimin e Krijuesve: përmes Windows Insider. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>