Lajmet

Microsoft: Prodhuesit e antiviruseve duhet të bashkëpunojnë për qëllimin e përbashkët

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Microsoft: Prodhuesit e antiviruseve duhet të bashkëpunojnë për qëllimin e përbashkët

piracy-malware-100342035-galleryShitësit e antiviruseve, në një konkurrencë të egër për të fituar konsumatorë, duhet të mos harrojnë se bashkëpunimi është çelësi kryesor në një luftë efektive ndaj maulerëve, tha një zyrtar i lartë i Microsoft ditën e premte. Ndarja e të dhënave mes prodhuesve ka rezultuar në një rënie të numrit të përgjithshëm të familjeve të maluerëve, tha Dennis Batchelder, drejtor i Qendrës së Mbrojtjes ndaj Maluerit të Microsoft në një konferencë mbajtur në Sidnej të Australisë.

Numri i kompjuterëve që përballen me një prej 20 familjeve më të përhapurave të maluerëve ka rënë nga 24 milion në 13 milion përgjatë dy viteve të fundit. Batchelder tha se këto të dhëna duhet të përfshijnë spektrin e plotë të maluerëve dhe jo kërcënimet mobile ose të ashtuquajturat “kërcënime të vazhdueshme të avancuara”, një përcaktim zakonisht përdorur për sulmet specifike të sofistikuara.

Ky përmirësim vjen si rezultat i një bashkëpunimi mes kompanive të sigurisë, të cilat po ofrojnë produkte edhe më të mira në identifikimin e pjesëve të maluerëve, kjo e arritur përmes analizimit të të dhënave ruajtur në cloud. “Por ekzistojnë disa kompani që nuk po bëjnë një lojë të ndershme” :tha ai. “Ne duhet t’ju kujtojmë se kush janë të këqijtë në këtë mes”, tha Batchelder. “Ne nuk jemi e keqja e njëri – tjetrit”.

Softuerët e antiviruseve janë centrifugë parash për industrinë në fjalë, megjithëse ekspertët thonë se shpesh ky qëllim bëhet shkas për mos përqendrimin e duhur në identifikimin e programeve keqdashëse. Por është e rekomanduar që përdoruesit të përdorin një softuer antivirusi, sepse edhe më i thjeshti është në gjendje të bllokojë maluerët specifikë që vjedhin të dhëna kredencialesh ose të dhëna personale.

Por Batchelder tha se vitin e shkuar ai ka vënë re shumë produkte antivirusesh të jepen në ofertë së bashku me disa programe të tjera që nuk kanë aspak lidhje. Ai kishte vënë re që një antivirus të ishte përfshirë në një përditësim të Java-s. Antivirusi ishte legjitim, por kjo është mënyra e njëjtë që përdorin hakerat për të instaluar një mauler pa dijeninë e përdoruesit.

“Nëse nuk tregohemi të kujdesshëm, antiviruset do të kthehen në një softuer të padëshiruar” tha ai. Në Kinë, prodhuesit e antiviruseve i krijojnë këto softuer të atillë saqë kur të instaloheshin do të largonin çdo softuer të konkurrentëve. Kjo e kthen antivirusin në një armë tha Batchelder. “Nëse ne dështojmë në largimin e të tilla rasteve dhe përplasjeve mes prodhuesve të antiviruseve, ne do të dëmtojmë konsumatorët tanë” tha ai. Ne kemi një punë për të bërë. (PCWorld Albanian)

Tags >

antivirus
Lajmet e fundit>