Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin 15025 të Windows 10-ës, adreson aksesibilitetin

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Microsoft publikoi ditën e Mërkure një ndërtim të ri eskperimental të Windows 10 i cili është i disponueshëm që në këtë moment përmes programit Windows Insider në "Fast Ring." Microsoft publikoi ndërtimin 15025 të Windows 10-ës, adreson aksesibilitetin Photo Source: Windows

Aktualisht ndërtimi është i disponueshëm vetëm për kompjuterat 64bit. Skedarët ISO së bashku me versionin 32-bit pritet të mbërrijnë nga fundi i javës.

Ndërtimi 15025, i cili ndjek atë 15019, nuk përmban ndryshime madhore por spikat në veçoritë e aksesibilitetit. Së pari Microsoft ka sjellur mbështetjen për brail, një formë gjuhësore për të verbërit, në Windows Narrator.

Për ta përdorur këtë veçori navigoni në Settings > Ease of Access > Narrator > Download and install braille. Një tjetër funksion i shtuar është leximi i ekranit dhe transmetimi i tij në audio. Ky opsion aktivizohet në Settings > Ease of Access > Other options.

Ndërtimi 15025 përmban gjithashtu një përditësim për mjetin “Night Light” i cili heq dritën blu. Është rritur gama dhe mund të ulni ndriçimin deri në 1200K. Shtojcat e shfletuesit Edge do të funksionojnë përsëri. Ikona e Wi-Fi duhet të shfaqë rrjetet e disponueshme.

Gjithashtu shfletuesi Internet Explorer nuk do të dështojë e as ekrani nuk do të ndriçojë befas si në ndërtimin e kaluar. Por 15025 ka edhe disa probleme: lojëra mund të dështojnë, zëri mund të mos funksionojë.

Nëse dëshironi të provoni ndërtimin e ri në kompjuter dhe telefon por nuk jeni pjesë e programit Windows Insider, atëherë regjistrohuni këtu./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>