Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin 16273 të Windows 10-ës, tani keni shansin të provoni Windows 10 S

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Që nga debutimit në Verën e 2015-ës, Microsoft ka publikuar disa përditësime ku tre kanë qenë madhore: Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit dhe i Krijuesve. Microsoft publikoi ndërtimin 16273 të Windows 10-ës, tani keni shansin të provoni Windows 10 S

Microsoft publikoi ditën e sotme një version të ri eksperimental të Windows 10-ës për kompjuterat me tre shtesa të reja minimale në Shell dhe Edge.

Ky ndërtim është i fundit i Përditësimit të Krijuesve të Windows 10-ës në Shtator prej të cilit na ndajnë vetëm pak ditë.

Me Windows 10-ës si një shërbim, Microsoft ka ndryshuar rregullat e lojës krahasuar me paraardhësit. Sistemi operativ i kompanisë përditësohet vazhdimisht me veçori të reja.

Që nga debutimit në Verën e 2015-ës, Microsoft ka publikuar disa përditësime ku tre kanë qenë madhore: Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit dhe i Krijuesve.

Cilat janë tre ndryshimet? E para ka të bëjë me Emoji Bot, një robot në aplikacionin My People i cili teston njoftimet. E dyta është një font i ri Bahnschrift, fonti i parë OpenType.

Është formati i DIN, një font i përdorur në rrugët e Gjermanisë dhe Evropës. Së fundi ky ndërtim mund të instalohet edhe si Windows 10 S. Nëse për disa arsye doni të testoni versionin i cili funksionon vetëm me aplikacionet e Windows Store tashmë e keni mundësinë.

Përmirësimet e Shell janë të përqendruara kryesish rreth menusë Start, Action Center, njoftimeve, ikonave live dhe ikonave desktop. Edge është përmirësuar sa i përket pasqyrimit, kopjimit, ngjitjes, imazheve dhe DPI të ndryshme.

Ky ndërtim gjithashtu përmban rregullime gabimesh të cilat do ti gjeni në detaje në faqen e suportit të Microsoft.(http://bit.ly/2vgNWPc) Përditësimi i ditës së sotme dërgon numrin e ndërtimit në 16273. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>