Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin 16275 të Windows 10-ës

Aug 26 2017
0 Shpërndarje
Më së paku do të vini re rregullime gabimesh dhe rritje të stabilitetit. Deri këtu nuk nuk ka asgjë të keqe, thjeshtë përditësime janë duke u bërë më pak interesante. Microsoft publikoi ndërtimin 16275 të Windows 10-ës

Me Përditësimit e Krijuesve të Shtatorit që po afron me shpejtësi, Microsoft ka shtuar prodhimin e ndërtimeve eksperimentale të Windows 10-ës.

Ditën e djeshme gjigandi i sistemit operativ publikoi një tjetër ndërtim dhe shumë gjasa do të shohim edhe ca të tjerë përpara se Microsoft të vendosë publikimin e Përditësimit të Dytë të krijuesve.

Çfarë do të thotë kjo për ju? Nëse jeni një testues në fazën “Fast Ring” mund të prisni më shumë përditësime në javët në vijim. Lajmi i keq është se nuk do të përmbajnë ndonjë risi të prekshme.

Më së paku do të vini re rregullime gabimesh dhe rritje të stabilitetit. Deri këtu nuk nuk ka asgjë të keqe, thjeshtë përditësime janë duke u bërë më pak interesante.

“Jemi në një pikë kur fokusi është stabilizimi i sistemit operativ përpara daljes publike. Kjo do të thotë se do të kemi disa ndërtime të njëpasnjëshme në ditët në vijim që përmbajnë rregullime gabimesh,” shkruante shefja e Windows Insider Dona Sarkar.

Ndërtimi 16275 është i tillë. Lojtarët e Asphalt 8-ës nuk do të vuajnë më nga ndërprerja e komandave gjatë lojës.

Taskbari shfaqet probleme me madhësinë kjo kur përdoruesit zëvendësonin një monitor me DPI më të ulët. Aplikacioni Slideshow kyçte kompjuterin tuaj duke bërë të pamundur rikthimin në të pa shtypur Ctrl+Alt+Del. Tashmë as kjo nuk ka për të ndodhur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>