Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin 16296 të Windows 10-ës

Sep 23 2017
0 Shpërndarje
Që nga debutimi në Verën e 2015-ës, Microsoft ka publikuar disa përditësime madhore si Përditësimi i Nëntorit, Përditësimi i Përvjetorit, dhe i Krijuesve në pranverë. Microsoft publikoi ndërtimin 16296 të Windows 10-ës Photo Source: Microsoft

Microsoft publikoi ditën e Premte një tjetër ndërtim eksperimental të Përditësimit të Krijuesve të Windows 10-ës i cili është pranë finalizimit.

Ky përditësim do të debutojë më 17 Tetor dhe është i dyti për këtë vit. Me Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft ka ndryshuar mënyrën e përditësuar të sistemit operativ krahasuar me paraardhësit.

Që nga debutimi në Verën e 2015-ës, Microsoft ka publikuar disa përditësime madhore si Përditësimi i Nëntorit, Përditësimi i Përvjetorit, dhe i Krijuesve në pranverë.

Ndërtimi i djeshëm me shumë gjasa nuk ka për të qenë i fundit përpara përditësimit të krijuesve sepse ende nuk i lejon përdoruesit të instalojnë gjuhë shtesë.

Duke qenë stabiliteti është një prej pikave ku Microsoft është fokusuar më shumë, ky ndërtim do të përmbajë shumë pak risi. Përkundrazi ai ka vetëm tre riparime problemesh si:

  • Hyper-V nuk mund të krijonte një VM në një rrjet memorjeje nga palët e treta
  • Pas një instalimi të pastër, disa emra aplikacionesh nuk shfaqeshin siç duhej
  • Aplikacionet e lojërave përdornin WebView në vend të HTML duke rezultuar me një FPS shumë të ulët

Përditësimi i ditës së djeshme e dërgon numrin e ndërtimit nga 16294 në 16296. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>