Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin e fundit të Windows 10-ës përpara Përditësimit të Krijuesve

Mar 11 2017
0 Shpërndarje
Microsoft publikoi ditën e Premte një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-ës, por pa ndonjë veçori të re. Ky do të jetë ndërtimi i fundit përpara Përditësimit të Krijuesve të cilin Microsoft e ka premtuar gjatë Pranverës. Microsoft publikoi ndërtimin e fundit të Windows 10-ës përpara Përditësimit të Krijuesve

Duke parë Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft vazhdimisht ka përditësuar sistemin operativ jo vetëm kur kishte veçori të reja për të përçuar tek përdoruesit.

Ndërsa kompania ka publikuar përditësime të shumta, Përditësimi i Krijuesve është i një rëndësie të veçantë dhe vjen për të vijuar atë që Përditësimi i Përvjetorit filloi në Gusht të 2016-ës.

Me numër versioni 1703, ky ndërtim me shumë gjasa është ai i Përditësimit të Krijuesve. Disa prej riparimeve dhe përmirësimeve më të rëndësishme janë:

  • Nëse keni të instaluar Symantec nuk do të merrni më mesazhe gabimi
  • Kompjuteri nuk do të dështojë në 71% gjatë një përditësimi
  • Instalimi i gjuhëve të reja jo më një problem
  • Microsoft Edge nuk do të shkarkojë gabimisht faqet
  • Bluetooth do të funksionojë siç duhet gjatë kërkimit të homologëve
  • Klikimi i njoftimit të Windows Defender nuk hap më qendrën e sigurisë
  • Është adresuar gabimi Microsoft Visual C++ Runtime Library

Microsoft publikoi gjithashtu ndërtimin 15055 për platformat mobile. Megjithatë kompania ende nuk ka dhënë detaje për të ardhmen e platformës apo të ndonjë pajisjeje të re. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>