Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin e parë të përditësimit madhor Redstone 3

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Se çfarë do të sjellë ky përditësim, nuk kemi asnjë ide. Tashmë Microsoft ka shtyrë disa projekte si “My People” dhe Projekti Scorpio i Xbox. Microsoft publikoi ndërtimin e parë të përditësimit madhor Redstone 3

Pasi publikuan me sukses Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës, inxhinierët e Microsoft filluan projektin e radhës: shkrimin e kodit të Redstone 3, përditësim tjetër madhor të Windows 10-ës.

Microsoft publikoi të Premten ndërtimin 16170 të Windows 10-ës në “Fast Ring” dhe ai që mungon është një version mobil i saj për Windows 10 Mobile. Elementi më i rëndësishëm është kodi OneCode. Edhe pse Microsoft nuk ka konfirmuar emrin e përditësimit, besohet se do të jetë Vjeshta ajo që sjell “Redstone 3.”

Se çfarë do të sjellë ky përditësim, nuk kemi asnjë ide. Tashmë Microsoft ka shtyrë disa projekte si “My People” dhe Projekti Scorpio i Xbox.

TË NGJASHME >

Për insajderat ndërtimi i ri do të thotë një gjë: rikthim në problemet e pafundme. Është gjithnjë e rekomandueshme që të mos testohet në kompjuterat e punës por eksperimentalë.

Siç e thamë më lartë ajo që bie më së shumti në sy është mungesa e Windows 10 Mobile. Më 25 Prill kjo platformë mobile do të marrë përditësimin e radhës të rëndësishëm, atë të krijuesve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>