Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin e radhës të vëzhgimit teknik të Windows 10

Mar 19 2015
0 Shpërndarje
Microsoft publikoi ndërtimin e radhës të vëzhgimit teknik të Windows 10

windows-10-10041-handwriting-crop-100574236-largeDitën e mërkure Microsoft publikoi përditësimin e radhës në Windows 10. Tani ndërtimi më i fundit i platformës desktop shënon numrin 10041 dhe sjell risi në një nga sektorët më konfuz siç janë desktopët virtualë.

Gjithashtu ky përditësim sjell transparencën në menunë Start, përmirësime të vogla, një përditësim në aplikacionin e fotove, ekrane të reja të kyçjes si dhe një aplikacion të përmirësuar të feedback-ut që është pjesë e ndërtimeve paraprake të Windows 10.

Nga ana tjetër një ndërtim i ri në telefonët Windows po mbërrin së shpejti por që Microsoft ka nevojë për ca kohë përpara se ta sjelli këtë të fundit. Ky është ndërtimi më i fundit që nga muaji Janar. Versioni i muajit Janar solli debutimin e asistentit dixhital Cortana në kompjuterat desktop. Tani në ndërtimin e ri Cortana është e disponueshme edhe në shtetet si Kina, Britani, Franca, Italia, Gjermani dhe Spanja.

Akoma nuk kemi diçka të re lidhur me shfletuesin Spartan. Ditëve të fundit është folur shumë rreth tij duke e cilësuar edhe si makthi i Internet Explorerit deri në atë pikë sa diskutohej largimi përgjithnjë i këtij të fundit. Shfletuesi Spartan nuk ja arriti të debutonte në përditësimin e Janarit e as tani në ndërtimin 10041. Tani na mbetet të hedhim sytë drejt përditësimit të radhës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>