Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin e tretë eksperimental të Windows 10-ës pas asnjë veçori të re

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
Microsoft publikoi ditën e sotme një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-ës dhe është i treti që nuk përmban asnjë funksionalitet të ri. Microsoft publikoi ndërtimin e tretë eksperimental të Windows 10-ës pas asnjë veçori të re Photo Source: Microsoft

Edhe këtë herë fokusi ka qenë drejt rregullimeve të gabimeve përpara zyrtarizimit të Përditësimit të Krijuesve i cili është vetëm pak javë larg.

Duke qenë se Windows 10 tashmë konsiderohet si një shërbim nga Microsoft, përditësimet e sistemit operativ vazhdimisht do të sjellin jo vetëm adresime të problemeve por edhe funksionalitete të reja.

Përditësimi i Krijuesve do të jetë i dyti madhor pas Përditësimit të Përvjetorit në Gusht të 2016-ës. Tashmë me ndërtimin e fundit Microsoft lajmëron përdoruesit rreth këtij përditësim madhor në seksionin Windows Update nga Settings.

Disa prej ndryshimeve të këtij ndërtimi janë:

  • Është adresuar dështimi i papritur i disa aplikacioneve të e-mail-it
  • Është adresuar një problem i cili shfaqte gabim emrat e disa aplikacioneve universale
  • Është adresuar qëndrimi aktiv i kursorit në një video në ekran të plotë në Edge
  • Është rregulluar dështimi pas qasjes në konfigurimin e Wi-Fi
  • Është adresuar dështimi i kompjuterit kur kyçej ekrani
  • Është adresuar ndryshimi i lexuesit automatik të pdf-ve pas riemërimit të një dokumenti të enkriptuar në këtë format

Ndërtimi i ditës së sotme e dërgon në 15058 numrin nga 15055 që ishte javën e kaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>