Lajmet

Microsoft publikoi një version të ri të Windows 10-ës me një temë të errët për File Explorer

Aug 9 2018
0 Shpërndarje
Me Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft tashmë përditëson sistemin operativ duke mos publikuar më sisteme operativ të reja. Microsoft publikoi një version të ri të Windows 10-ës me një temë të errët për File Explorer

Microsoft lançoi ditën e sotme një version të ri eksperimental të Windows 10-ës me një temë të errët të File Explorer dhe përmirësimet të Narratorit.

Ky ndërtim i përket degës RS5, përditësimi madhor i radhës që debuton në Vjeshtë. Kompania gjithashtu ka publikuar ndërtime eksperimental të degës 19H1 për përditësimin që vjen vitin e ardhshëm.

Me Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft tashmë përditëson sistemin operativ duke mos publikuar më sisteme operativ të reja.

Microsoft deri më sot ka publikuar pesë përditësime madhore: Përditësimi Nëntorit, Përditësimi i Përvjetorit, Përditësimi i Krijuesve, Përditësimi i Krijuesve të Vjeshtës dhe Përditësimi i Prillit.

Dega RS5 tashmë kalon në numrin 17733 të ndërtimeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>