Lajmet

Microsoft publikon ndërtimin 16215 me një mori përmirësimesh

Jun 9 2017
0 Shpërndarje
Microsoft ka publikuar tre përditësime madhore në të kaluarën si Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit dhe i Krijuesve. Microsoft publikon ndërtimin 16215 me një mori përmirësimesh

Microsoft publikoi ditën e Enjten një tjetër ndërtim eksperimental të Windows 10-ës për kompjutera me një numër të lartë përmirësimesh në menunë Start, shfletuesin Edge, në Cortana, Shell, për zhvilluesit, për aksesibilitetin, fontet e shumë të tjera.

Ky është ndërtimi i tretë nën emrin e Përditësimit të Krijuesve i cili mbërrin në Shtator. Windows 10-ta si një shërbim do të thotë se sistemi operativ tashmë nuk është thjesht softuer por ofertë e re e cila përditësohet vazhdimisht.

Microsoft ka publikuar tre përditësime madhore në të kaluarën si Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit dhe i Krijuesve.

Konkretisht sa i përket ndërtimit të fundit shfletuesi Edge vjen ma një opsion në ekran të plotë si dhe fiksimin e uebsajteve në taskbar.

Qendra e njoftimeve përmban një seksion më vete për aplikacionet. Tastiera e Windows Phone po vjen edhe në PC duke sjell parashikimin e tekstit dhe ndërfaqe të reja.

Gjithashtu janë aplikuar ndryshime në pamjen e sistemit operativ, ndryshime të cilat në versionin final do të ndjekin rreptësishtë rregulloren e re Microsoft Fluent Design.

Ndërtimi i fundit sjell edhe përmirësime në aplikacionin My People, dritën gjatë natës, konfigurime të reja për luajtjen e videove.

Ndryshimet e detajuara i gjeni në blogun e Microsoft sidomos suprizat dhe të rejat për zhvilluesit. Microsoft shpreson që përditësimi të jetë i disponueshëm në Shtator.

Ndërtimi i fundit ka numër 16215 dhe ka 12 probleme të njohura. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>