Lajmet

Microsoft publikon ndërtimin 17704 të Windows 10-ës

Jul 7 2018
0 Shpërndarje
Dizajni Fluent i Microsoft vjen për të theksuar hijet dhe përmirësuar fokusin e përdoruesve. Shumica e njoftimeve dhe kutive të dialogut do të kenë hije. Microsoft publikon ndërtimin 17704 të Windows 10-ës

Microsoft ditën e sotme publikoi një version të ri të Windows 10-ës me përmirësime të dukshme të shfletuesit Edge, Skype, Diagnostic Data Viewer, Video e shumë të tjera.

Ndërtimi i përket degës RS5 e cila përfaqëson përditësimin që Microsoft ka planifikuar në fund të vitit.

Me Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft ka ndryshuar qasjen nga një version madhor çdo dy vite në përditësime të vazhdueshme të sistemit operativ.

Deri më sot Microsoft ka publikuar pesë përditësime madhore: Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit, Krijuesve, Krijuesve të Vjeshtës dhe Prillit 2018.

Shfletuesi Edge është pajist me tema të reja dhe funksione që përmirësojnë fokusin në leximin e artikujve.

Dizajni Fluent i Microsoft vjen për të theksuar hijet dhe përmirësuar fokusin e përdoruesve. Shumica e njoftimeve dhe kutive të dialogut do të kenë hije.

Në panelin e konfigurimit të ekranit, do të shfaqet një opsion Windows HD Color i cili tregon përmbajtje HDR si fotot, video, lojëra apo aplikacione.

Për më shumë informacion rreth problemeve dhe zgjidhjeve që sjell ky përditësim mund të vizitoni blogun e Microsoft. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>