Lajmet

Microsoft publikon një klient të OneDrive for Business për macOS

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Lëvizja e fundit e Microsoft bëhet me synimin për të kapur lojtarët e tjerë madhor në shërbimet cloud për sipërmarrjet si Box dhe Dropbox të cilët ofrojnë prej kohësh klientë në Mac. Microsoft publikon një klient të OneDrive for Business për macOS Photo Source: IDG

Përdoruesit e OneDrive for Business do të gëzojnë disa funksionalitete të cilat i kërkojnë prej kohësh. Kompania prezantoi një klient për platformën MacOS të shërbimit cloud.

Konsumatorët do të kenë mundësi të sinkronizojnë skedarët nga SharePoint dhe OneDrive for Business në desktopët e tyre Mac.

Lëvizja e fundit e Microsoft bëhet me synimin për të kapur lojtarët e tjerë madhor në shërbimet cloud për sipërmarrjet si Box dhe Dropbox të cilët ofrojnë prej kohësh klientë në Mac.

Ashtu si klientët e tjerë të rivalëve, OneDrive for Business do të sinkronizojë skedarët nga shërbimi cloud i Microsoft në kompjuterat e përdoruesve. Qasja në OneDrive for Business mund të bëhet nga aplikacioni OneDrive në App Store.

Në të kaluarën duhej që të qaseshit në ueb aplikacionin për të marrë të dhënat nga SharePoint ose të përdornit një klient të vjetër OneDrive. Janari duket një muaj i përditësimeve të shërbimeve cloud.

Ditën e djeshme Box solli një sërë përditësimesh në aplikacionin e shënimeve Notes ndërsa Dropbox do të mbajë një eveniment javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>