Lajmet

Microsoft publikon përditësimin e shumëpritur të Windows 10

Jan 24 2015
0 Shpërndarje
Microsoft publikon përditësimin e shumëpritur të Windows 10

screen-shot-2014-11-21-at-11.07.00-am-100532053-primary.idge

Microsoft sapo ka publikuar një tjetër version paraprak të Windows 10 të cilin e paralajmëroi tre ditë më parë në një konferencë dy orë e gjysëm të gjatë.

Menaxheri i përgjithshëm i departamentit të inxhinierisë pranë grupit të sistemit operativ të Microsoft shkroi në Twitter: “Kush dëshiron një ndërtim të ri të Windows 10 ?”. Por Microsoft na tha ditën e mërkure se një ndërtim i ri i Windows 10 do të mbërrinte javën e ardhshme.

Versioni më i fundit i vëzhgimit teknik të Windows 10 u etiketua me kodin “9926”. Ky është ndërtimi më i ri i Windows 10 që nga mesi i muajit nëntor kur Microsoft tha se do të ndalonte zhvillimin për shkak të pushimeve të fundvitit.

Hapësira mes ndërtimit 9879 dhe atij 9926 është më e madhe siç mund ta vëreni teksa Microsoft po përpiqet të ofrojë më shpesh këto përditësime në sistemin operativ.

Testuesit aktual mund të marrin përditësimin më të ri në Windows 10 përmes panelit të cilësimeve. Të tjerët duhet të bëhen pjesë e programit Windows Insider duke u regjistruar në këtë uebfaqe të Microsoft.

Përditësimin e sistemit operativ do të mund ta shkarkoni në formatin .iso në këtë lidhje. Madhësitë variojnë nga 3 GB për versionin 32 Bit deri në 4 GB për versionin 64 Bit.

Jo të gjitha karakteristikat e reja të prezantuara në sistemin operativ janë pjesë e këtij përditësimi ndërsa vetë prezantuesit e Microsoft na vunë në dijeni të kësaj. Një nga ndryshimet më të prekshme duhej të ishte shfletuesi i ri me pseudonimin “Spartan”. Ky do të jetë shfletuesi kryesor i Windows 10, megjithëse Internet Explorer akoma është pjesë e sistemit operativ po që aktualisht përdor motorin e ri të pasqyrimit që do të jetë pjesë e Spartan.

Por një pjesë e madhe e atyre që na vuri në dijeni shefi i Windows Phone, Joe Belfiore janë tashmë pjesë e sistemit operativ në ndërtimin 9926 përfshi asistentin dixhital Cortana, një ekran Start i korrigjiuar, aplikacionet e fotove dhe hartave, një dyqan i ri aplikacionesh në Windows 10 si dhe mbështetje për teknologjinë 2 në 1 quajtur Continuum.

Ndërtimi 9926 do të ndiqet nga një tjetër i cili do të shenjestrojë smartfonët dhe tabletët në muajin Shkurt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>