Biznes

Microsoft raporton 23.20 miliardë $ të ardhura për tre mujorin e tretë të këtij viti

Oct 26 2014
0 Shpërndarje
Microsoft raporton 23.20 miliardë $ të ardhura për tre mujorin e tretë të këtij viti

microsoft1_2040.0.0_standard_800.0Kompania Microsoft ka publikuar raportin e saj fiskal për tremujorin e tretë të këtij viti ku ka raportuar një fitim prej 4.5 miliardë dollarë nga 23.20 miliard dollarë të ardhura gjithsej. Të ardhurat janë rritur krahasuar me 18.53 miliardë dollarë të një viti më parë, por fitimet kanë rënë me 14 % nga 5.24 miliardë dollarë që ishte një vit më parë. Rënia në fitime e Microsoft mendohet të ketë ardhur si rezultat e integrimit brenda kompanisë të blerjes së biznesit të telefonëve Nokia.

Me lançimin e Surface Pro 3 nga fundi i muajit qershor, tashmë më në fund kemi rezultatet nga tre mujori i tretë të këtij viti. Teksa shitjet e tabletëve Surface mbeten një mister, të ardhurat e gjeneruar nga ky biznes janë 908 milionë dollarë, ose 127 % më shumë se 400 milionë dollarë që ishte një vit më parë. Vendimi i Microsoft për të mos sjellë modelin Surface Mini mund të kenë përmirësuar shitjet e Surface Pro 3.

Përsa i përket haduerëve të tjerë, siç edhe kemi bërë të ditur Microsoft ka shitur 2.4 milionë Xbox gjatë këtij tre mujori, megjithëse akoma nuk është zbuluar ndarja mes Xbox One dhe Xbox 360. Të ardhurat nga prodhuesit OEM kanë rënë me vetëm 2 % këtë tre mujor duke treguar se shitjet e kompjuterave tradicionalë PC dhe laptopëve po fillojnë të tregojnë qëndrueshmëri pas vite rënie të konsiderueshme.

Përpjekjet e Microsoft në botën mobile po rriten teksa kompania akoma po shet licenca të Windows Phone. Lumia 930, 630 dhe 530 u lançuan që të gjithë gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti dhe Microsoft vazhdimisht ka kontribuar në rritjen e partnerëve të Windows Phone për gjatë 2014. Microsoft ka shitur 9.3 milion telefonë Lumia në tre mujorin e tretë, një rritje prej 5.6 % nga rekordi I me 8.8 milion paisje paisje të shitura një vit më parë.

Ofertat për Server-at dhe shërbimet Cloud të Microsoft vazhdojnë të jenë një fuqi jetësore për kompaninë. Të ardhurat janë rritur me 13 % për produktet server, ndërsa shërbimet Cloud patën një rritje masive prej 128 %, kjo falë Office 365, Azure dhe Dynamics CRM. Tashmë të paktën 7 milionë njerëz kanë një abonim në Office 365 Home dhe Personal, e cila është një rritje e konsiderueshme krahasuar me 5.6 milion një vit më parë.

Ekzekutivi i përgjithshëm i Microsoft Satya Nadella ndihmon në drejtimin e investitorëve. Ai po ashtu konfirmoi angazhimin e Microsoft ndaj konsolës Xbox dhe citoi se kompania do të fuqizonte eksperiencat për lojërat në PC dhe Xbox. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>