Lajmet

Microsoft refuzon kërkesën e SHBA-së për të dorëzuar të dhënat e një përdoruesi jashtë shtetit

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Microsoft refuzon kërkesën e SHBA-së për të dorëzuar të dhënat e një përdoruesi jashtë shtetit

microsoft-earningsNjë kërkesë që e urdhëronte kompaninë Microsoft që të dorëzojë të dhëna të e-mailit për një konsumator të caktuar që janë të ruajtura jashtë SHBA-së është refuzuar. Kompania nuk pranoi të bindet. Në një deklaratë, Microsoft tha që “nuk do të dorëzojë e-maile dhe planifikon të ankohet.” Kjo vepër protestuese nga kompania Microsoft, që thotë që urdhrat nuk duhet të jenë në gjendje që të komandojnë qasjen në të dhënat e ruajtura jashtë kufijve, ka gjetur mbështetje nga kompanitë e tjera të teknologjisë.

Përfitimet janë në rrezik. Kompanitë e teknologjisë moderne shesin shërbime të bazuara në cloud për një bazë globale përdoruesish – nëse ndonjë shtet mund të përdor urdhrat e vet për të komanduar qasjen në të dhënat e të gjitha kompanive që janë me seli qendrore brenda kufijve të vet, pavarësisht se ku informacioni në fjalë është i ruajtur fizikisht, asnjë kompani nuk mund të mbrojë të dhënat e përdoruesve të cilët vijnë nga shtetet e tjera nga qeveria e vet. Kjo do të mund të dëmtonte aftësinë e kompanive që të shesin shërbime për konsumatorët e mundshëm ndërkombëtarë.

Për më tepër, është e dyshimtë arsyeja pse një urdhër kërkimi nga SHBA-ja duhet të aplikohet për një qendër e të dhënave në Irlandë e cila mban të dhënat e një personi që mund të mos jetë një qytetar i SHBA-së. Mundësia për të veçuar të dhënat nga qasja e qeverisë amerikane ka shumë rëndësi në këtë periudhë kohore në veçanti, kur jemi të informuar për përgjimet që NSA-ja ka bërë, që tregonin për fuqitë e mëdha të mbikëqyrjes që kjo kompani posedon. Nëse përdorimi i teknologjisë së një kompanie me bazë në SHBA i lë të dhënat e juaja në tekat e qeverisë së SHBA-së, a nuk do të donit që ta përdornit një produkt tjetër nga një firmë e cila nuk e ka këtë dobësi?

Do të ishte mirë të jetonim në një botë ku kompanitë do të mund të përdornin distancën gjeografike për të mbrojtur të dhënat jo vetëm nga duart e qeverisë amerikane, por edhe nga duart e të gjitha qeverive. Thelbi këtu qëndron në atë që kërkesat ligjore që kërkojnë respektim më të madh të privatësisë së përdoruesve janë gjëra të mira dhe duhet të fuqizohen edhe më tej. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>