Lajmet

Microsoft ribrandon aplikacionin MSN News në Microsoft News

Jun 19 2018
0 Shpërndarje
Versioni beta gjithashtu ka një ndërfaqe të re me menunë e navigimit në fund të aplikacionit dhe ndërfaqe të drejtpërdrejtë. Microsoft ribrandon aplikacionin MSN News në Microsoft News

Janë pesë aplikacione në Google Play Store që kanë brendin e MSN: MSN News, MSN Money, MSN Weather dhe MSN Sports.

Një prej tyre, MSN News, do të ribrandohet në Microsoft News. Ndryshimi i emrit është konfirmuar në përditësimin beta të aplikacionit i cili ka një ikonë të re.

Versioni beta gjithashtu ka një ndërfaqe të re me menunë e navigimit në fund të aplikacionit dhe ndërfaqe të drejtpërdrejtë.

Por pamja e re nuk është lançuar ende për mbarë publikun.

Largimi i brendit MSN do të nxjerrë në pah markën e Microsoft. Edhe pse MSN.com është ende një destinacion mjaft popullor, brendi gradualisht është lënë në hije.

Ju mund të provoni aplikacionin e ri duke u regjistruar në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>