Lajmet

Microsoft ribrandon Windows Store në Microsoft Store

Sep 22 2017
0 Shpërndarje
Microsoft ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht markën e re, por emri Microsoft Store është identik me dyqanet fizike të kompanisë. Microsoft ribrandon Windows Store në Microsoft Store

Microsoft do të ribrandojë Windows Store në Microsoft Store. Prodhuesi i softuerit dërgoi një përditësim të ri në Store për testuesit e Windows 10-ës i cili bart emrin e logon e re të dyqanit të aplikacioneve.

Ndërsa shumë pak gjëra kanë për të ndryshuar përveç emrit, përdoruesit e Windows 10-ës do të vërejnë një ikonë të re në taskbar i cili ngjan me një çantë blerje dhe logon e Microsoft mbi të.

Microsoft ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht markën e re, por emri Microsoft Store është identik me dyqanet fizike të kompanisë.

Ky bashkim do të thotë se kompania ka planifikuar të ofrojë më shumë sesa aplikacione dhe lojëra në dyqanin e aplikacioneve të Windows 10-ës.

Dyqanet fizike të Microsoft shesin disa produkte që nga harduerët e palëve të treta tek produktet Surface dhe Xbox. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>