Lajmet

Microsoft ridizajnon aplikacionin e Cortana në iOS

Mar 11 2017
0 Shpërndarje
Microsoft rifreskoi asistentin virtual Cortana në iOS duke zëvendësuar pamjen në ngjyrë blu dhe të zezë me një ndërfaqe e cila nxjerr në pah funksionalitetet kyçe të aplikacionit. Microsoft ridizajnon aplikacionin e  Cortana në iOS Photo Source: IDG

Sapo të hapni aplikacionin, versioni i ri nxjerr në pah “Quick Actions” në mënyrë që përdoruesit të aksesojnë funksionalitetet kyçe si alarmet, përkujtuesit etj.

Kjo do të thotë se përdoruesit do të kenë qasje të menjëherhsme pa qenë nevoja ti kërkojn më zë Cortana-s diçka të tillë.

Tregu i asistentëve virtual është i mbipopulluar tashmë një hapësirë e cila ndahet me Cortana, Siri, Alexa dhe Google Assistant.

Asistenti i Microsoft është i integruar thellësisht me Windows 10, por kompania nuk ka hezituar të përditësojë Cortana në platformat e rivalëve.

Gjithashtu funksionaliteti i thirrjeve dhe dërgimit të mesazheve është përditësuar. Ridizajnimi është i ngjashëm me atë të Cortana në Android gjatë Dhjetorit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>