Harduer

Microsoft rifreskon linjën Zune HD

Apr 1 2010
0 Shpërndarje
Microsoft rifreskon linjën Zune HD

Iterimi 64 GB i të popullarizuarit Zune, që pritet të paraqitet në treg me 12 prill, do të jetë në gjendje që të ruaj deri në 16.000 këngë, 20 orë HD video dhe 25.000 imazhe.

Gjiganti Microsoft gjithashtu ka reduktuar edhe çmimet për pajisjet 16GB dhe 32GB, në 200 dhe 270 dollarë, respektivisht për secilin model.

Në fund, Microsfot ka paralajmëruar një përditësim të ardhshëm (të firmuarit (4.5) që do të shtojë opsione të reja në pajisje, duke përfshirë auto-playlista Smart DJ drejtpërsëdrejti në ZUne HD, aftësinë për të shfletuar, transmetim dhe marrjet të muzikës nga tregu i Zune në një TV (përmes A/V/ dock) dhe zgjerimin e përkrahjes për kodeksa.

Zune HD veçohet me një ekran OLED multi-touch të ndjeshëm në prekje, radio HD të integruar, aftësi për dalje HD Video dhe një shfletues të internetit.

Lajmet e fundit>