Lajmet

Microsoft rifreskon Office.com me ikona dhe ndërfaqe të re

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
Microsoft rifreskon Office.com me ikona dhe ndërfaqe të re

microsoft-office-homepage-update-01Microsoft ditën e sotme njoftoi disa ndryshime të reja në Office.com dhe Office 365 Home për konsumatorët komercialë dhe edukativë.

Tashmë në vend që të shfaqte një rresht aplikacionesh Office, Microsoft do të ofrojë një ndërfaqe të përshtatshme për secilin përdorues.

“Faqja kryesore e Office.com do të tregojë listën e aplikacioneve më të përdorura. Në të ardhmen Office 365 do të mësojë dhe rregullojë radhitjen bazuar në përdorimin tuaj individual,” shkruan menaxheri i produktit Office 365 Tom Batcheler në një postim në blog.

Microsoft do të shkojë përtej një liste dokumentesh të fundit. Përdoruesit mund të fiksojnë ikona dokumentesh dhe ti filtrojnë ato sipas seksioneve.

Uebsajti do të ofrojë mbështetje për “widgets” të evenimenteve kalendarike, thirrjeve telefonike nga Skype for Business. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>