Harduer

Microsoft rihap dyert për të porositur tabletin Surface Pro 128 GB

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Microsoft rihap dyert për të porositur tabletin Surface Pro 128 GB

Microsoft gjatë ditës së premte rihapi dyqanet online për tabletin Surface Pro prej 128GB pas një jave që nuk kishte qenë në dispozicion, duke i thënë blerësve se tableti do të dërgohej me postë brenda dy ose tre javëve.

Sipas dyqaneve elektronike të kompanisë Microsoft, një porositje e re për tabletin Surface Pro 128 GB e bërë më 15 shkurt do të niset tek porositësi më 1 mars.

Por Microsoft gjithashtu zbuloi që furnizimet do të jenë përsëri të pa mjaftueshme dhe se duhet të presim përsëri ndërprerje të furnizimit në të ardhmen.

“Sapo që inventari aktual të harxhohet, sistemi do të shfaqë përsëri ‘ska gjëndje’ derisa një sasi e re inventari të jetë në dispozicion për dërgim me postë,” tha kompania në një postim në blog.

Microsoft shet Surface Pro nëpërmjet dyqaneve tëe tij online, rreth 70 dyqane të tilla të shitjes me pakicë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, si dhe nëpërmjet partnerëve të tij të shitjes me pakicë. Akoma nuk është bërë e ditur se kur do të dalë nëe shitje jashtë Amerikës sëVeriut.

Tableti Surface Pro prej 128 GB që kushton 999 dollarë doli në shitje më 9 shkurt dhe shumë shpejt u shit i tëri. (PC World Albanian)

Surface pro

Lajmet e fundit>