Lajmet

Microsoft ringjall Age of Empires, loja 20 vjeçare rikthehet në 4K

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Loja do të sillet në jetë në 4K, 20 vite pas debutimit. Pritet të sjellë muzikë të reja, narritivë të re, përmirësime të ndjeshme në lojës dhe mbështetje për Xbox Live. Microsoft ringjall Age of Empires, loja 20 vjeçare rikthehet në 4K Photo Source: Microsoft

E vetmja lojë strategjike e cila i është afruar Age of Empires për nga kënaqësia, kanë qenë titujt e saj të ardhshëm.

Microsoft e di këtë dhe nisur nga kjo publikoi një edicion HD të lojës së 1999 Age of Empires II. Tashmë do të rikthehet akoma edhe më shumë në të kaluarën për ringjallur modelin origjinal, Age of Empires: Definitive Edition.

Loja do të sillet në jetë në 4K, 20 vite pas debutimit. Pritet të sjellë muzikë të reja, narritivë të re, përmirësime të ndjeshme në lojës dhe mbështetje për Xbox Live.

Adhuruesit e rise of Rome do të jenë të lumtuar të mësojnë se plot 16 civilizime do të jenë të disponueshme. Ne si adhurues të çmendur të lojës kemi pritur prej kohësh një rikthim të AoE në të kaluarën e saj.

Zhvilluesi Forgotten Empires ende nuk ka vendosur një datë debutimit as çmim për titullin por tha se loja do të jetë e disponueshme në Windows Store. Një beta pritet të lançohet së shpejti dhe ju ftojmë të regjistroheni në faqen zyrtare. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>