Lajmet

Microsoft rinovon bashkëpunimin me Twitter për të paraqitur cicërimat në rezultatet e kërkimit

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft rinovon bashkëpunimin me Twitter për të paraqitur cicërimat në rezultatet e kërkimit

bing_twitterMicrosoft-i e etiketon makinën e vet të kërkimit, Bing, si një makinë shoqërore dhe për ta mbajtur atë në këtë rrugë po rinovon bashkëpunimin me Twitter për t’i paraqitur cicërimat në rezultatet e kërkimit, të cilën gjë e lajmëruan ndërmarrjet gjatë të premtes.

Cicërimat janë paraqitur dukshëm në Bing për disa vite, si pjesë e përpjekjes së Microsoft-it për të futur shumë informacione nga faqet si Twitter, Facebook dhe Klout.

Me një prani më të vogël në treg, makina kërkuese është mjaft larg arritjes së mposhtjes së Google, por shpreson që të tërheqë më tepër përdorues duke marrë më tepër të dhëna shoqërore.

“Qoftë nëse është një politikan, person i famshëm, lider me mendime ose shok, bashkëpunimi ynë i rinovuar me Twitter-in siguron që ju keni qasje të afërt në kohë reale për atë se çka njerëzit janë duke cicëruar në lidhje me atë që ju jeni duke kërkuar,” tha Microsoft-i në një postim të shkurtër në blog gjatë të premtes.

Kjo ndërmarrje nuk ka komentuar se për sa kohë është bërë rinovimi i bashkëpunimit. Sipas një vlerësimi nga comScore të bërë gjatë shtatorit, Google është udhëheqës i tregut të kërkimit me përafërsisht 67 për qind të tregut në SHBA.

Microsoft-i ishte me një largesë prej 18 për qind, ndërsa Yahoo, që përdor Bing nga prapa, erdhi në vendin e tretë me rreth 11 për qind. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>