Lajmet

Microsoft risjell lojën e famshme Solitare në Windows 10

Apr 23 2015
0 Shpërndarje
Microsoft risjell lojën e famshme Solitare në Windows 10

windows10solitaire1_1020.0.0Edhe pse Solitare, Minesweeper dhe Hearts janë emra që kanë simbolizuar lojrat që në versionet e para të sistemit operativ Windows, Microsoft vendosi ti hiqte ato nga Windows 8. Pavarsisht se në Windows Store ekzistojnë versione të shumëllojshme të këtyre lojrave asgjë nuk është aq nostalgjike sa versioni klasik.

Duke parë popullaritetin që e ndjek pas Microsoft ka vendosur të rikthejë lojën Solitare në Windows 10. Ndryshe nga Windows 8, Solitar nmund ta gjeni fare thjeshtë në menunë kryesore në Windows 10 ashtu si në versionet e hershme të sistemit operativ. Ky veprim është i ngjashëm me rikthimin e Start Menu, në këtë mënyrë Microsoft ka vendosur të riktheje karakteristikat që kanë simbolizuar Windows që në fillimet e tij. Gjithsesi ka të ngjarë që ndoshta Solitare mos të jetë i disponueshëm në Windows 10 gjatë lancimit në muajt e verës. Nëse jeni një fans i Minesweeper ose Hearts ju do ju duhet të kërkoni në Windows Store për ti luajtur ato. (PC World Albanian)

Tags >

solitare
Lajmet e fundit>