Lajmet

Microsoft rrit sigurinë dhe shton mbështetjen për Touch ID për aplikacionin OneDrive për iOS

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Microsoft rrit sigurinë dhe shton mbështetjen për Touch ID për aplikacionin OneDrive për iOS

OneDriveiOS_1Microsoft gjatë të mërkurës ka lajmëruar një përditësim të vogël për aplikacionin e vet iOS OneDrive, që sjell disa ndryshime në dizajnin e ndërfaqes së përdoruesit, të synuara për të rritur sigurinë dhe për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën shtesë që tani ndodhet në ekranet më të mëdha të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Përditësimi shton mundësinë për ta vendosur një kod PIN për t’iu qasur aplikacionit dhe shton mbështetje për Touch ID-në e Apple-it, duke lejuar kështu zhbllokimin e tij me anë të gishtërinjve tuaj. Kompania tha që ka bërë ndryshimin edhe të ndërfaqes për ekranet më të mëdha të pajisjeve iPhone për të shfaqur më tepër skedarë dhe folderë njëkohësisht dhe për të ofruar më tepër hapësirë për redaktim gjatë punës në dokumente në telefonin tuaj. Ju po ashtu mund të radhisni skedarët dhe folderët në bazë të emrit, datës ose madhësisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>