Lajmet

Microsoft rrit sigurinë ndaj plug-ins të Internet Explorer

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Microsoft rrit sigurinë ndaj plug-ins të Internet Explorer

gsmarena_001Kohët e fundit i është kushtuar shumë rëndësi rritjes së sigurisë në internet dhe mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve nga piratët kibernetik. Shfletuesit e internetit monitorohen vazhdimisht nga kompanitë përkatëse dhe përditësohen rregullisht ndaj rreziqeve që u paraqiten.

Microsoft shprehet se shumica e shfletuesve të internetit mund të kenë siguri maksimale, por jo e njëjta gjë mund të thuhet për plug-ins, të cilat instalohen gjatë përdorimit të tyre. Kompania deklaroi se do të marrë masa për sa i përket kësaj çështjeje

Si e ka planifikuar saktësisht Microsoft rritjen e sigurisë ndaj plug-ins? Kompania ka deklaruar se me versionet e Internet Explorer 8-11 do të bllokohen të gjitha plug-ins të vjetër dhe do të lejohen vetëm ato më të fundit, të cilat njihen nga Microsoft.

Në momentin që ju vizitoni një faqe në internet që përdor plug-in të vjetër, atëherë Internet Explorer do t`ju paralajmëroj mbi rreziqet dhe do t`ju kërkoj largimin nga kjo faqe. Në momentin që ju nuk doni bllokimin e faqeve të tilla, atëherë do të duhet të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>