Lajmet

Microsoft rrit sigurinë për Outlook.com

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Microsoft rrit sigurinë për Outlook.com

Outlook.com, shërbimi i ri webmail që Microsoft-i po paraqet dhe që do të zëvendësojë Hotmail-in, ka përmirësuar sigurinë kundër fishing dhe spam.

“Karakteristikat e reja të sigurisë vijnë përmes mbështetjes për vërtetimin standard të email-ve DMARC dhe për certifikatat EV, të cilat janë të dizajnuara për të rritur sigurinë”,- tha Microsoft të hënën. DMARC (Domain-based Message Authentication, Reporting & Conformance) ka si qëllim standardizimin e mënyrës se si sistemet e marrjes së e-mail-it autentifikojnë mesazhet ardhëse duke përdorur teknologjitë SPF dhe DKIM.

Microsoft-i, sikurse dhe mbështetës të tjerë të DMARC si Yahoo, AOL, Facebook, PayPal dhe Google, beson se DMARC do të ndihmojë në zvogëlimin e e-mail fishing që mashtrojnë marrësit e mesazhit për të treguar informacione konfidenciale apo për të klikuar në linqe website-sh me qëllime keqdashëse.

“Zbatimi ynë DMARC ndihmon në mbrojtjen tuaj duke e bërë më të lehtë për të identifikuar vizualisht e-mail-et nga dërguesit legjitimë, dhe mbajtjen e spam dhe phishing larg kutisë së inbox. Nëse një dërgues suporton DMARC, ne vendosim një logo në krah të e-mail-it të tij për t’i treguar marrësit se është i besueshëm”- ka shkruar Krish Vitaldevara nga Ekipi i Menaxhimit të Programit Outlook.com në një blog post.

Lamtumirë Hotmail, Tung Outlook.com

Ndërkohë, Microsoft-i është duke shtuar mbështetjen për të zvogëluar gjasat që hakerat të gënjejnë përdoruesit në hyrjen e informacionit konfidencial në site të tjera të projektuara për t’i ngjarë Outlook.com.

Mcrosoft-i e bëri publik Outlook.com me version të limituar në korrik të këtij viti, duke thënë se shërbimi i ri i webmail-it është ridizajnuar nga e para.

Deri më tani, rreth 25 milionë njerëz kanë provuar këtë shërbim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>