Lajmet

Microsoft: Rrjetet shoqërore rrisin produktivitetin

May 29 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Rrjetet shoqërore rrisin produktivitetin

Një hulumtim i ri i lëshuar gjatë ditës së martë nga gjiganti softuerik Microsoft ka nxitur debate nëse rrjetet shoqërore si Twitter, Microsoft Lync dhe Facebook i takojnë fushës së biznesit.

A iu mundësojnë këto rrjete shoqërore punëtorëve që të bëhem më produktivë, ose ata pengohen mjaft shumë, kështu që duhet të kufizohet përdorimi i tyre në vende të punës? Përgjigja siç duket varet nga puna që bëni.

Një studim mbarëbotëror i kryer nga Ipsos, i financuar nga Microsoft-i gjeti që punëtorët në Kinë, Indi, Turqi dhe Meksikë raportuan arritjet më të shumta nga përdorimi i mjeteve shoqërore, mesatarisht 67 për qind deri 84 për qind e të pyeturve.

Punëtorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën një këndvështrim më konservativ, ku vetëm një e treta tha që ata ishin më produktivë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.

Shumica e rrjeteve shoqërore janë jashtë domeinit të Microsoft-it

SHBA ishte në mesin e 23 shteteve nga 32 që cituan shkaqet e sigurisë si arsye për ndalim rrjeteve shoqërore në vendin e punës. Sipas studimit, brenda nëntë shteteve, punëdhënësit kanë kufizuar rrjetet shoqërore sepse faktikisht binte produktiviteti. Shumica e rrjeteve shoqërore janë jashtë domeinit të Microsoft-it, ku bisedat më të mëdha i tërheqin Facebook dhe Twitter.

Sidoqoftë, në vitet e fundit Microsoft-i ka filluar që të fus veten në këto biseda duke i futur rrjetet shoqërore si Facebook në trupin e informacioneve të paraqitura nga kërkimet me makinën kërkuese Bing dhe duke i forcuar lidhjet me LinkedIn, Foursquare, Quora dhe Klout.

Ndërkohë, Microsoft bleu Yammer për 1.2 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar dhe së fundi tha që shitjet në prodhimin e përbashkët softuerik janë duke pasur një bum të madh. Microsoft-i ka shtuar po ashtu pjesë si zë, video dhe chat nga Skype, duke i futur ato në makinën e vet për bashkëpunim për biznese, Lync. (PCWorld Albanian)

microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>