Lajmet

Microsoft Security Essentials do të ofrojë paralajmërime sigurie për Windows XP

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft Security Essentials do të ofrojë paralajmërime sigurie për Windows XP

A customer walks near a display of MicroMicrosoft lajmëroi muajin e kaluar që do të vazhdojë të ofrojë përditësime për produktet e veta të sigurisë për përdoruesit e Windows XP deri më 14 korrik 2015, duke nënkuptuar që Microsoft Security Essentials ende do të marrë përditësime pas përfundimit të mbështetjes për Windows XP gjatë prillit të këtij viti.

Sidoqoftë, ZDNet raporton që lëshimi i ardhshëm i Microsoft Security Essentials, versioni 4.5, do të ofrojë paralajmërime të spikatura për përdoruesit e Windows XP. Kjo faqe citon një lexues duke thënë që kur versioni 4.5 të instalohet në Windows XP, një shirit i verdhë paralajmëron që PC-ja është “potencialisht e pambrojtur” dhe një ikonë e verdhë duket në shiritin me mjete. Këto paralajmërime nuk largohen edhe nëse skanimi i sigurisë së sistemit nuk gjen ndonjë kërcënim.

Microsoft arrin në këtë zgjidhje teksa është duke u munduar që t’i shtyjë përdoruesit të largohen nga Windows XP tek produkte më të sigurta, por nuk dëshiron të lë miliona përdorues të Windows XP të pambrojtur, që do të mund të shkaktonte më tepër dëme se sa dobi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>