Siguri

Microsoft sfidon piratët softuerik me laboratorë regjional kundër krimeve

Apr 21 2010
0 Shpërndarje
Microsoft sfidon piratët softuerik me laboratorë regjional kundër krimeve

Laboratorët, të cilët do të pasjen me legjione ekspertësh të forenzikës, do të kenë për detyrë të gjejnë më shumë se një gjysmë milion pjesë të dëshmive çdo vit, të cilat dërgohen përmes këshillave anonime, ankesave formale dhe regjistrimeve “vullnetare” të produktit.

“Qindra e mijëra njerëz na kanë kontaktuar për tu ankuar se njëri apo tjetri u ka shitur atyre softuer që ka dal se është i falsifikuar” shpjegoi një prej avokatëve kryesore të Microsoft, David Finn.

“Shumë njerëz po mashtrohen, por problemi i tyre më i madh është se softueri i falsifikuar mund të bartë me vete malware, spyware dhe viruse tjera që mund të dëmtojnë informacionet e tyre personale dhe financiare”.

Sipas Finn, laboratorët kriminalistik të Microsoft vendosin teknika inovative të inteligjencës dhe teknologji të forenzikës “për të lidhur pikat” në mes pjesëve të ndara të dëshmive dhe për të zbuluar sesi po viktimizohen përdoruesit e kompjuterëve.

“Për shembull “shenjat e gishtërinjve” të disqeve optike, na lejojnë që të gjejmë falsifikime të gjetura në kontinente të ndryshme dhe t’i përcjellim deri tek fabrikat e njohura të prodhimit” tha Finn.

“Ne përdorim këtë inteligjencë për të përkrahur forcat ndërkombëtare ligjore që po tentojnë të ndalojnë sindikatat kriminalistike e të organizuara lartë që qëndrojnë prapa softuerit të falsifikuar”.

Ai shtoi se aftësi të tilla kanë kontribuar në shpërbërjen më të fundit sindikatës më të madhe softuerike falsifikuese në histori.

Sindikata, me bazë në Kinën Jugore, raportohej si kishte prodhuar softuer me vlerë prej më shumë se 2 miliard dollarë, duke përfshirë 19 versione të produkteve të Microsoft në 11 gjuhë, në 36 shtete.

Lajmet e fundit>