Analiza

Microsoft shet 600 milionë licenca të Windows 7

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
Microsoft shet 600 milionë licenca të Windows 7

Korporata Microsoft ka bërë të ditur se deri tani ka arritur të shes më shumë se 600 milionë licenca të sistemit operativ Windows 7 që prej lansimit të tij në treg. Kjo shifër është rritur për 75 milionë që nga muaji janar i këtij viti, kur Microsoft deklaroi se ka shitur më shumë se 525 milionë licenca.

Windows 7 aktualisht është sistemi operativ i rreth 40 përqind të pajisjeve të lidhura në Internet. Edhe pse kjo shifër është më e vogël se e Windows XP, që për momentin ka 45 përqind të tregut, megjithatë, duket se lansimi i Windows 8 nuk po e ul ritmin e shitjeve të Windows 7. Për dallim nga kjo, Windows Vista ka pasë një dështim të madh duke zotëruar vetëm 15 përqind të tregut në korrik të vitit 2010, dhe më pak se 7 përqind sot.

Tani që Microsoft po mundohet të lansoj Windows 8, kompania pritet të përballet me një sfidë të madhe sa i përket ndryshimeve të bëra në sistemin e ri, përfshirë këtu ndërfaqen Metro me prekje. Tani i mbetet kohës ta dëshmoj se sa do të ketë sukses ky sistem i ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>