Harduer

Microsoft shet Galaxy S8-ën me aplikacionet e veta

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Prej kohësh kompania ka ndjekur një strategji agresive ndaj Android që nga përpjekjet për të pasur Android-in vetjak tek Windows Phone. Microsoft shet Galaxy S8-ën me aplikacionet e veta Photo Source: Samsung

Microsoft do të shesë telefonin më të mirë të Samsung për 2017-ën, Galaxy S8, në dyqanet e kompanisë duke filluar nga muaji Prill.

Por e gjitha kjo me vetëm një kusht: telefonët do të kenë të instaluar aplikacionet e Microsoft. Ato mund të porositen që nga ky moment përmes dyqaneve fizike por edhe online. Çmimet e Microsoft për Galaxy S8-ën nuk do të ndryshojnë nga ato të Samsung.

Konkretisht Galaxy S8 do të kushtojë 750 dollar ndërsa Galaxy S8+ 850 dollar. Sigurisht ata nuk do të jenë njëlloj si çdo telefon tjetër i ofruar. Microsoft do të sigurohet që telefonët të përmbajnë aplikacionet si Office, OneDrive, Cortana, Outlook etj.

Prej kohësh kompania ka ndjekur një strategji agresive ndaj Android që nga përpjekjet për të pasur Android-in vetjak tek Windows Phone. Tashmë kompania ka ndërruar drejtim, atë të ndërtimit dhe zhvillimit të aplikacioneve për platformat rivale.

Shitja e Galaxy S8-ës me aplikacionet produktive të Microsoft është pjesë e kësaj strategjie. Telefoni do të shitet në sasi të kufizuar dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një marrëveshje të profilit të ulët, kompania ka vendosur të mos e reklamojë përmes njoftimeve për shtyp apo postimeve në blogje.

Gjithashtu arsye tjetër pse Microsoft nuk e bën publike është se nuk dëshiron të tjerët të thonë “Microsoft nuk mund të shesë telefonët vetjak, prandaj po shesin Android-in.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>