Siguri

Microsoft: Shiritat e veglave shkaktojnë 70% të bllokimeve të IE

Apr 9 2010
0 Shpërndarje
Microsoft: Shiritat e veglave shkaktojnë 70% të bllokimeve të IE

Ars Technica gjatë mëngjesit të ditës së sotme ka cituar një letër të lëshuar nga Microsoft ku thuhet: “Shtojca shkaktojnë shumicën e bllokimeve të shfletuesve, duke llogaritur mbi 70% të bllokimeve Internet Explorer 8. Ngadalësimet e Internet Explorer 8 shkaktohen shumë shpesh nga shtojca në veçanti, kur ju hapni një dritare të re shfletimi”.

Në këtë që u tha më lartë duhet të pajtohemi patjetër me Microsoft, me dashje apo pa dashje, sepse një numër i madh i përdoruesve nuk i kushtojnë fare rëndësi çfarë po instalohet në kompjuterin e tyre,

Në këto raste rezultati përfundimtar është ky: secili aplikacion i instaluar që cilësohet si shirit i veglave përfundon me vendosjen e një kodi mbeturinë në shasinë e paqëndrueshme të Internet Explorer.

Me kalimin e kohës, nëse nuk i kushtohet rëndësi shiritave të veglave, atëherë bëhen më shumë të tillë sesa hapësirë për shfletim – dhe të gjitha këto shtojca luftojnë për të kontrolluar kërkimet dhe për të tentuar që të ofrojnë të dhëna “të vlefshme” për përdoruesin, duke lidhur në këtë mënyrë në nyje këmbët e Internet Explorer.

Shpresojmë se Microsoft ka disa truqe nën mëngë për IE9, edhe nëse kjo nënkupton bllokimin e plotë të shiritave të veglave.

Shumë njerëz i instalojnë këto gjëra edhe pa vetëdije dhe shumë pak prej tyre sjellin veçori të dobishme në ofertë. Zakonisht sjellin vetëm telashe…

Lajmet e fundit>