Biznes

Microsoft shiti 8 milion Kinect brenda 60 ditëve

Jan 29 2011
0 Shpërndarje
Microsoft shiti 8 milion Kinect brenda 60 ditëve

Në rezultatet e prezantuara u tregua për një shumë të hyrash prej 19.95 miliard dollarë, që është një rritje prej 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Ndërsa të hyrat operative dhe të hyrat neto për çerekun e katërt kanë arritur në vlerën prej 8.17 miliard dollarë dhe 6.63 miliard dollarë, një rënie prej 4, gjegjësisht 0.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ne jemi të emocionuar rreth reagimit të konsumatorëve drejt renditjes sonë të produkteve për festat e fundvitit, duke përfshirë edhe lansimin e Kinect. 8 milion njësi të shitura të Kinect, brenda vetëm 60 ditëve kanë tejkaluar edhe parashikimet tona. Hapi i shpenzimit brenda biznesit, në kombinim me kërkesën e konsumatorit, shtyjnë prezantimit të një çereku më të mirë për kompaninë tonë” tha CFO i Microsoft, Peter Klein.

Megjithatë të hyrat për divizionin e Windows kanë pësuar një rënie, në 29.7% përkatësisht në një vlerë prej 5 miliard dollarë. Profitet operative gjithashtu kanë pësuar një rënie në rreth 2 miliard dollarë, edhe pse më shumë  20% e kompjuterëve të botës besohet se kanë tani të instaluar Windows 7. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>