Lajmet

Microsoft “shkrin” Internet Explorer dhe telefonët mobil me “Companion Web”

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft “shkrin” Internet Explorer dhe telefonët mobil me “Companion Web”

Companion WebMicrosoft-i po lançon mjete për zhvilluesit me qëllimin për t’iu dhënë përdoruesve një eksperiencë online që ofrohet nga një bashkëpunim me Internet Explorer dhe pajisjet mobile.

Iniciativa “Companion Web”, prezantuar nga Microsoft-i, do të lejojë zhvilluesit të krijojnë aplikacione ueb që punojnë në çdo masë ekrani , nga smartfoni te televizioni.

“Ne po e realizojmë këtë sepse ueb-i është i kudogjendshëm pavarësisht se me çfarë pajisje po punoni” -tha menaxheri i Produkteve të Microsoft-it për IE, Bryan Saftler.

“Ne e dimë se 86% e pronarëve të smartfonëve i përdorin ato edhe gjatë kohës që shohin TV, pse pra mos të krijojmë aplikacione të shoqërimit të ueb-it që i bashkojnë këto eksperienca.” Për të demonstruar rëndësinë e këtij bashkimi, Microsoft-i ka bashkëpunuar me Polar për ta ndihmuar në krijimin e aplikacioneve që punojnë midis televizorëve të lidhur në rrjet dhe tabletët apo smartfonët.

Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë anketime nga smartfoni i tyre, ndërkohë që përgjigjet do të prezantohen në anën e ekranit të pajisjes së lidhur. Përdoruesit mund të kërkojnë për informacione në ueb edhe ato shfaqen në ekranet e televizorëve apo kompjuterëve.

Themeluesi i Polar, Luke Wroblewski, tha: “Mendoni rreth herës së fundit që morët një anketë, u bezdisët nga butonat me pika, faqe 1,2 etj. Ne duam të krijojmë diçka që njerëzit ta përjetojnë si një eksperiencë të kënaqshme.”

Ai gjithashtu shtoi se ka shumë situata ku pajisjet mund të lidhen me njëra tjetrën për të krijuar eksperienca më të mira për përdoruesit, me anë të këtij aplikacioni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>