Biznes

Microsoft shpalos çmimet për Windows 7

Jun 25 2009
0 Shpërndarje
Microsoft shpalos çmimet për Windows 7

Përdoruesit e Vista dhe XP do të duhet të paguajnë 119.99$, 199.99$ ose 219.99 dollarë për secilin prej versioneve Windows 7 Home Premium, Professional apo Ultimate (është fjala për çmime të avancimit në sistem operativ), kurse ata që dëshirojnë një kopje të plotë të këtij sistemi operativ duhet të ndajnë 199.99, 299.99 dhe 319.99 dollarë për secilin version përkatës.

Megjithatë edhe kaq të thjeshta nuk janë gjërat; duke filluar prej datës 26 qershor, ju do të jeni në gjendje të porosisni avancime paraprake me një çmim shumë më të lirë – 49.99 dollarë për Home Premium dhe 99.99 për Professional, duke pasur edhe parasysh se këto para porosi do të jenë shumë të limituara dhe pritet të shpërndahen shumë shpejt.

Sigurisht që do të kishim pasur dëshirë që çmimi 49 dhe 99 dollarë të vlente për secilin, por nuk është një fillim i keq, në veçanti kur prodhuesit pjesëmarrës do të ofrojnë avancime më të lira ose pa pagesë për Windows 7, në kompjuterët e rinj që do të shpalosin për konsumatorë (kuptohet se pari duhet të merrni sistemin Vista, për të pasur oferta të tilla).

HP është një prodhues pjesëmarrës në depërtimin e këtij sistemi operativ dhe sistemet e prodhuara nga kjo kompani do të përmbajnë azhurnime pa pagesë në Windows 7. Pritet që edhe Sony dhe disa kompani tjera të paraqiten me oferta të ngjashme, brenda ditëve të ardhshme.

Keni parasysh se çmimet për avancim nuk do të vlejnë në tregun evropian, kështu që konsumatorë evropian janë të detyruar të bëjnë një instalim të pastër.

Windows 7 Home Premium (Avancim):……. $119.99
Windows 7 Professional (Avancim):…………. $199.99
Windows 7 Ultimate (Avancim):………………… $219.99
Windows 7 Home Premium (I plotë):……….. $199.99
Windows 7 Professional (I plotë):…………….. $299.99
Windows 7 Ultimate (I plotë):……………………. $319.99

Lajmet e fundit>