Softuer

Microsoft shpalos detaje mbi versionin e radhës të Windows Server

Sep 16 2011
0 Shpërndarje
Microsoft shpalos detaje mbi versionin e radhës të Windows Server

“Kjo është një prej paraqitjeve tona më të gjera dhe më të thella” tha Satya Nadella, president i Microsoft për vegla dhe server, gjatë konferencës Microsoft Build 2011, që u mbajt gjatë muajit shtator në Anaheim, Kaliforni. Kompania nuk ka ofruar detaje në lidhje me datën e paraqitjes në treg, që do të nënkuptojë edhe zëvendësimi i sistemit operativ të tanishëm Windows Server 2008.

Nadella theksoi se ky version do të jetë më i përshkallëzueshëm sesa versionet tjera. “Platforma është vërtetë e përshkallëzueshme. Ne kemi bërë ndryshime të mëdha mbi mënyrën sesi ju do të punoni me kompjuterin, magazinimin dhe rrjetin, duke mbështetur ngarkesa prej aplikacioneve të ndryshme”. Softueri ka huazuar teknologji të zhvilluara kur është blerë shërbimi për cloud Azure dhe sipas Nadellas tani mund të jepet mundësia për luster të vegjël por me mundësi të lartë të shfrytëzimit, kështu që ju nuk duhet të jeni një ofrues i përshkallëzimit për të ofruar dispoonueshmëri të lartë, shtoi ai.

Gjatë prezantimit u shfaqën tre veçori kryesore: menaxhimi i magazinimit në rresht, migrimi në kohë reale i hard diskut dhe mundësia për të transferua të dhëna duke shfrytëzuar shumë kartela rrejti në një server të vetëm. Në një veçori të re të quajtur Storage Space, administratorët mund të menaxhojnë disa disqe të lidhura në SAS pa pasur nevojë për softuer menaxhues shtesë të magazinimit. Menaxheri i programit Bryon Suarce ka demonstruar sesi një makinë mund të menaxhojë 16 hard disqe të ndara në një pishinë të vetme magazinimi, prej së cilës disa disqe virtuale mund të ndahen. “Në formën racionale është dashur një grup i veçantë i teknikave për të vendosur dhe menaxhuar rreshta të magazinimeve” tha Source.

“Me Windows Server 8 ju mund të shtoni një grup disqesh në Windows dhe t’i keni të menaxhueshme dhe të gatshme mu këtu”. Teknologjia e magazinimit merr në shfrytëzim protokollin SMB 2.2 (Server Message Block). Source gjithashtu demonstroi sesi një server mund të shfrytëzojë lidhje të ndryshme në rrjet për të rritur bandwith’in. Ai tregoi sesi një gigabit i vetëm NIC (Network Interface Controller) ofroi një dalje tipike prej rreth 100 megabyte në sekond. Ai më pas tregoi sesi dalja e një serveri me katër NIC të kapacitetit të lartë që shfrytëzojnë teknologjinë RDMA (Remote Direct Memory Access), në të cilin rast shpejtësia kaloi 2 gigabye për sekondë.  “Me Windows Server 8, ne mund të shfrytëzojmë shumë NCS në të njëjtën kohë për të ndihmuar në përmirësimin e fuqisë dalëse dhe tolerancën ndaj gabimeve” tha Saurce. “Mundësi të këtilla më parë kanë qenë të pranishme vetëm për kompjuterë me performancë të larë” tha ai.

Në frontin e virtualizimit Suarce demonstroi edhe veçorinë e re të quajtur “migrimi live”, i cili mundëson që disku virtual i një VM (Virtual Machine) të lëvizet nga një lokacion në magazinim në një tjetër, edhe nëse një kopje e VM është duke punuar. Windows Server 8 pritet të sjellë me vete ndryshime të mëdha dhe veçori tjera që mund të përmenden janë PowerShell i përpunuar dukshëm dhe një hypervisor i avancuar Hyper-V. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>