Lajmet

Microsoft shpalos minjë 40 dollarësh për laptopë

Jun 18 2009
0 Shpërndarje
Microsoft shpalos minjë 40 dollarësh për laptopë

Gjatë kësaj jave Microsoft paraqiti një mi të ri pa tela që si synim kryesor ka përdorimin e tij tek laptopat.

Wireless Mobile Mouse 4000, që do të dal në shitje gjatë muajit gusht, vjen në një numër të konsiderushëm të ngjyrave dhe ka një transmetues të vogël USB që vendoset në port dhe del gati një centimetër jashtë kompjuterit. Microsoft e argumenton këtë duke theksuar se transmetuesi i miut mund të qëndrojë i vendosur gjatë tërë kohës, natyrisht duke pasur parasysh faktin se laptopi përkatës ka porte të mjaftueshme USB, prej të cilave një mund të dedikohet për miun.

Një element që vërtetë bie në sy është çmimi prej 40 dollarë, që në fakt është më shumë sesa të hyrat që Microsoft pranon nga shitja e një kopje të Windows XP për laptopin e njejtë.

 

Pavarësisht kësaj, është një rrugë e mirë për Microsoft që të tentojë ta shtyjë para faktin se në përgjithësi bënë më pak për laptop dhe se kjo është e vetmja pjesë e tregut të PC-ve që po rritet.

 

Lajmet e fundit>